Aktualitet

Tjetër aksident/ Makina përplas babë e bir në aksin Lushnje-Berat, të dy në gjendje të rëndë në spital

Të plagosurit fatkeqësisht janë në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes.

24 Gusht 2025, 21:27 Nga N.F
Tjetër aksident/ Makina përplas babë e bir në aksin
Foto

LUSHNJE- Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se dy persona janë përplasur nga një makinë në fshatin Cinar në aksin Lushnjë-Berat. Sipas raportimeve të plagosurit janë babë e bir. Ata janë përplasur nga pas teksa ishin në një motoçikletë.

Të plagosurit fatkeqësisht janë në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjes. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa policia ka nisur hetimet. Një aksident me dy viktima është regjistruar pak më parë në aksin Sarandë-Delvinë. 

aksident ne cinar

Sondazh

Poll