Aktualitet

Rrezikonte të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjipe

Pushimet e turistit francez për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. 38-vjeçari rrezikonte mbytjen ndërsa pushuesit e tjerë njoftuan autoritetet të cilat ndërhynë menjëherë.

24 Gusht 2025, 19:29 Nga N.F
Rrezikonte të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjipe
Foto

VLORË- Një turist francez është shpëtuar nga policia kufitare pasi po rezikonte të mbytej në shkëmbinjtë e Gjipesë. Pushimet e turistit francez për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. 38-vjeçari rrezikonte mbytjen ndërsa pushuesit e tjerë njoftuan autoritetet të cilat ndërhynë menjëherë.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit. Duke qenë se nuk notonte dot atij iu rrezikua jeta duke u mbytur për pak. Pa nxjerrjes nga uji ai u transportua drejt bregut. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

mbytje gjipe shpetohet turisti

Sondazh

Poll