Sport

Eddie Howe i lodhur nga polemikat rreth Isakut: "Dua ta shoh përsëri te Newcastle"...

Trajneri i ‘Magpies’ komenton mbi çështjen aktuale në Angli, ku implikohet skuadra e tij

22 Gusht 2025, 16:16 Nga DOSJA

Eddie Howe i lodhur nga polemikat rreth Isakut: "Dua ta shoh

ANGLI - Situata e Isakut ishte tema dominuese në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Newcastle me Liverpoolin (e hënë, ora 20:00), pjesë e raundit të dytë të Premier League.

Trajneri i ‘Magpies’, Eddie Howe, konfirmoi se lojtari ndërkombëtar suedez nuk do të luajë kundër Reds, por pranoi se shpreson ta shohë atë përsëri me fanelën e Newcastle.

"Preferenca ime është që këto gjëra të mos ndodhin publikisht. Është më mirë të merremi me gjithçka pas dyerve të mbyllura, por në këtë situatë, nevojat mbizotërojnë dhe në këtë rast, klubi ka bërë një deklaratë të justifikueshme", tha trajneri anglez, duke shtuar: "Sigurisht që dua që ai të kthehet. Ai ka një kontratë, është lojtari ynë. Dua ta shoh përsëri me fanellën e Newcastle."

Vlen të kujtohet se, pas deklaratës së Isakut, në të cilën ai foli për premtime të pambajtura, Newcastle reagoi dhe e bëri të qartë se nuk i ishte bërë asnjë premtim shitjeje suedezit dhe praktikisht ia mbylli derën një largimi.

Sipas shtypit anglez, ‘Magpies’ hodhën poshtë një ofertë prej 110 milionë eurosh nga Liverpooli. Sulmuesi ka qenë duke u stërvitur vetëm. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll