Sport

Sot starti i Abissnet Superiores, edicioni i 87-të i futbollit elitar shqiptar…

Pesë ndeshjet e javës së pare do të zhvillohen të ndara në tri ditë, duke filluar që nga e premtja e sotme…

22 Gusht 2025, 11:06 Nga DOSJA

Sot starti i Abissnet Superiores, edicioni i 87-të i futbollit elitar

TIRANE - Java e parë e sezonit 2025-2026 e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten dhe do të përfundojë të dielën.

Sfida hapëse e kampionatit do të jetë Vllaznia - Egnatia, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis - Tirana do të luhet në orën 17:00, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet takimi AF Elbasani - Flamurtari.

Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Partizani - Vora, që do të luhet në orën 20:00, në stadiumin “Arena e Demave”.

Sakaq, ndeshja Teuta - Dinamo City është shtyrë për t’u zhvilluar më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, për shkak të angazhimit të Dinamo City në fazën play-off të UEFA Conference League.

Sot starti i Abissnet Superiores, edicioni i 87-të i futbollit elitar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll