Sport

VIDEO/ Skandali i shortit të Kupës së Rumanisë i manipuëuar, manovrat janë qesharake!

Videoja e shortit të ndeshjeve të Kupës së Rumanisë është bërë virale

22 Gusht 2025, 10:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Skandali i shortit të Kupës së Rumanisë i

RUMANI - Videoja nga shorti i ndeshjeve eliminatore të Kupës së Rumanisë të kësaj jave është bërë virale, pasi tifozët kanë parë një përzierje goglash që të lë me gojë hapur.

Në vend të një përzierjeje të vërtetë, njëra nga goglat u mbajt me dorë e fiksuar nga njëri prej përfaqësuesve zyrtarë të shortit, që e mbajti me lëvizje të kontrolluara deri sa më në fund e ngriti sipër, për të zbuluar çiftin e përballjes që ishte Farul Constanţa-Corvinul.


Ja se si reaguan tifozët: "Kjo është si manovrat e fëmijës tim 4-vjeçar që përpiqet të bëjë magji."

"As nuk po përpiqet të jetë delikatë, lol."

"Unë, si fëmijë mashtroja në lojërat e tavolinës."

"O Zot! I paturpshëm!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll