Sport

Dinamo mundet 3-0 nga Jagellonia. Mrekullia... vështirë të bëhet vetëm për 90 minuta!...

Pas rezultatit 3-0 në Poloni, tani shanset për një kualifikimin historik për në fazën grupeve të Conference League duket se janë shumë të pakta.

21 Gusht 2025, 22:39 Nga DOSJA

Dinamo mundet 3-0 nga Jagellonia. Mrekullia... vështirë të

POLONI - Dinamo nuk ia del dot të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të ‘play-off’-it të Conference League.

Në transfertën polake me Jagellonian, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mund me rezultatin 3-0 dhe tani shanset për një kualifikimin historik për në fazën grupeve të Conference League duket se janë shumë të pakta.

Fillimi i ndeshjes ishte i vrullshëm me skuadrën polake që shënoi që në minutën e parë me Pululu, por për fatin e Dinamos ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër, Dinamo tentoi me Dejvi Bregun, por gjuajtja e vlonjatit u përplas në trupin e portierit kundërshtar.

Në minutën e 12-të Jagellonia shënoi me Imaz, i cili përfitoi edhe nga një gabim i portierit Teqja dhe rezultati shkoi 1-0 në favor të polakëve. Dinamo u përpoq të reagojë duke fituar terren në fushën e lojës, por ishte sërish Jagellonia që iu afrua një tjetër goli, po me Imaz.

Në minutën e 34-të Dinamo u ndëshkua sërish, pasi polakët dyfishuan shifrat në 2-0 me golin e Pululu dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e sfidës. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol dhe ishte sërish Jagellonia ajo që shënoi me Ëojtuszek për ta çuar rezultatin në 3-0 në favorin e saj.

Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më në fushën e lojës dhe sfida u mbyll me fitoren 3-0 të Jagellonias, me skuadrën polake që është me një këmbë në fazën e Ligës së Conference League, ndërkohë që Dinamos në ndeshjen e kthimit do t’i duhet të bëjë mrekullinë për të përmbysur këtë rezultat.

Ndërkohë, përsa iu përket skuadrave të tjera shqiptare, Drita e Gjilanit arriti të fitojë ndeshjen e parë të raundit të ‘play-off’-it në Conference League me Differdange 2-1, ndërsa në ‘play-off’-in e Europa League, Shkëndija iu imponua bullgarëve të Ludogorets mne rezultatin 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll