Sport

BEFASI/ Fantazisti Regi Lushkja largohet nga Egnatia, firmos për iranianët e Tractor FC!...

“Faleminderit Regi Lushkja", ka shkruar Egnatia në rrjetet sociale.

21 Gusht 2025, 18:13 Nga DOSJA

BEFASI/ Fantazisti Regi Lushkja largohet nga Egnatia, firmos për

TIRANE - Kampionati iranian i futbollit ka tërhequr edhe një tjetër lojtar shqiptar. Pas transferimit të Jasir Asanit te ekipi i Esteghlal FC, sot Egnatia zbuloi se ka shitur fantazistin Regi Lushkjën te skuadra e Tractor FC.

Regi Lushkja nuk është më futbollisti i Egnatias. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me kampionët që kanë vendosur ta shesin liderin e ekipit kampion, një ditë para startit të kampionatit të 87-të të Abissnes Superiores.

Edhe pse për lojtarin e talentuar të Egnatias u përfol shumë se mund të transferohej në Ukrainë ose Turqi, destinacioni i ri i futbollistit kavajas i tij ishte Irani. Nuk jepen hollësi rreth kontratës.

“Faleminderit Regi Lushkja! Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit. Suksese goalman!”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

BEFASI/ Fantazisti Regi Lushkja largohet nga Egnatia, firmos për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll