Sport

Portieri Fabio thyen rekordin e Peter Shilton, për numrin e ndeshjeve të luajtura!

Fabio u nderua nga klubi i tij pas ndeshjes në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro me një pllakë përkujtimore dhe një imazh që shënonte rekordin.

21 Gusht 2025, 09:00 Nga DOSJA

Portieri Fabio thyen rekordin e Peter Shilton, për numrin e ndeshjeve

BRAZIL - Klubi brazilian Fluminense njofton se portieri Fabio ka thyer rekordin botëror për më shumë ndeshje zyrtare të futbollit të luajtura, me paraqitjen e tij të 1.391-të, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga ish-portieri i Anglisë Peter Shilton në vitet 1990.

Fluminense tha se 44-vjeçari Fabio e kaloi Shiltonin në fitoren 2-0 të ekipit ndaj klubit kolumbian America Cali në raundin e 16-të të ‘Copa Sudamericana’. Fluminense u kualifikua 4-1 në total.

Fabio u nderua nga klubi i tij pas ndeshjes në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro me një pllakë përkujtimore dhe një imazh që shënonte rekordin. Portieri i Fluminense mbante një afishe që përmendte këtë moment historik.

Portieri Fabio thyen rekordin e Peter Shilton, për numrin e ndeshjeve

Organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, e përgëzoi gjithashtu për arritjen e 1.391 paraqitjeve në karrierë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të arrij këtë record, duke veshur fanelën e Fluminense, e cila më hapi dyert”, tha Fabio. “Tani është koha të vazhdoj të luaj dhe të përpiqem për arritje të reja me çdo ndeshje.”

Nuk ka një organ të vetëm zyrtar të futbollit, që gjurmon paraqitjet e lojtarëve në garat vendase dhe ndërkombëtare, gjë që e bën mbajtjen e të dhënave të komplikuar dhe subjekt të mosmarrëveshjeve rreth asaj që konsiderohet një ndeshje zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll