Sport

Kthesë e papritur për transferimin e Asllanit... Nuk mjafton paga e Bolonjës, gati të përfitojë një klub tjetër italian!...

Paga te Bolonja nuk e kënaq futbollistin shqiptar, ai kërkon 2 milionë euro, aq sa merr tek Interi…

20 Gusht 2025, 22:43 Nga DOSJA

Kthesë e papritur për transferimin e Asllanit... Nuk mjafton paga e

ITALI - Nuk po arrin të konkretizohet transferimi i mesfushorit kuqezi Kristjan Asllani nga Interi te Bolonja edhe pse të dy klubet kanë rënë dakord para pak ditësh për një kontratë deri në vitin 2029, për një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.

Por është pikërisht kjo e fundit që nuk e kënaq futbollistin shqiptar, i cili kërkon një pagë prej 2 milionë eurosh, aq sa merr tek Interi.

Dhe kur pritej të dilte tymi i bardhë, gjërat me sa duket kanë marrë një kthesë të menjëhershme. Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano, Kristjan Asllani preferon Torinon më shumë se Bolonjën në këtë fazë, me negociatat që po vazhdojnë edhe me Interin.

Bisedimet janë duke u zhvilluar për të arritur një marrëveshje mbi kushtet personale, pasi kushti i Interit për të mbajtir 40% të kartonit të lojtarit shqiptar duket se pranohet edhe nga Torino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll