Sport

“Abissnet Superiore” / Ndeshja Teuta - Dinamo City, shtyhet për në 5 shtator...

Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën ‘play-off’ të UEFA Conference League dhe dakortësisë që klubit të Teutës…

20 Gusht 2025, 12:00 Nga DOSJA

“Abissnet Superiore” / Ndeshja Teuta - Dinamo City, shtyhet për

TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta - Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën ‘play-off’ të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër.

Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në ‘play-off’ të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht në Tiranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll