Sport

Isak teksa vazhdon 'grevën', tregon situatën me Newcastle: “Premtime të pambajtura!”...

Ende në grevë te Newcastle, Alexander Isak nuk ishte në skuadrën e “Magpies” për në Premier League këtë fundjavë. Pasi mori çmimin PFA të martën në mbrëmje, ai shkroi në Instagram për të folur për humbjen e besimit me “Magpies” dhe fundin e një marrëdhënieje të përbashkët.

20 Gusht 2025, 11:30 Nga DOSJA

Isak teksa vazhdon 'grevën', tregon situatën me Newcastle:

ANGLI - Alexander Isak më në fund ka folur hapur. Pas javësh heshtjeje dhe një trazire që e rrethonte që nga fundi i korrikut, sulmuesi suedez foli për situatën e tij këtë të martë në mbrëmje nëpërmjet historisë së tij në Instagram, pasi u vlerësua si pjesë në ‘Ekipin i Sezonit i Premier League’ që u vlerësua me Çmimet PFA. I munguar në ceremoni, ai pranoi se "me gjithçka që po ndodh në këtë moment, nuk e ndjeva të përshtatshme të isha atje".

I heshtur që nga fillimi i kësaj afere, ndërkombëtari suedez (52 ndeshje, 16 gola) fajësoi njerëzit që e shfrytëzuan atë për të "shtyrë versionin e tyre të ngjarjeve", të cilin ai beson se "nuk pasqyron atë që u tha dhe u ra dakord në të vërtetë pas dyerve të mbyllura" midis tij dhe Newcastle. "Realiteti është se u bënë premtime dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim për një kohë të gjatë", tha ai. "Të veprosh tani sikur këto probleme sapo kanë filluar të shfaqen është mashtruese."

Një version që ai e ka mbajtur që nga dita e parë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjithmonë kanë pohuar se i kanë thënë Newcastles dëshirën e tij për t'u transferuar diku tjetër para hapjes së merkatos së transferimeve dhe refuzimin e tij kategorik për të veshur përsëri fanelën e Magpies, në gusht. "Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë", u ankua ai në postimin e tij.

Pas një refuzimi prej rreth 138 milionë eurosh, vetëm një ofertë e re e kënaqshme nga Liverpooli mund ta zgjidhte këtë situatë parazitare për të dyja palët. "Kjo është arsyeja pse një ndryshim është në interesin e të gjithëve, jo vetëm timin", përfundoi ai. Për momentin, Isak nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Premier League të Newcastle dhe madje mund të marrë gjoba nga klubi sa herë që mungon zyrtarisht nga skuadra e Magpies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll