Bota

Bisedimet Trump-Zelenskyy, Rubio: Për herë të parë ka disa lëvizje! Takimi në Uashington ishte një moment i madh

Rubio tha se diskutimet midis presidentit Donald Trump dhe homologut të tij, Volodymyr Zelenskyy së bashku me udhëheqësit evropianë po ecin përpara, por sipas tij ato do të kërkojnë më shumë kohë.

19 Gusht 2025, 09:06 Nga N.F
Bisedimet Trump-Zelenskyy, Rubio: Për herë të parë ka disa
Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur në lidhje me bisedimet që u mbajtën në Uashington të hënën në mbrëmje lidhur me luftën në Ukrainë. Rubio në një intervistë për Fox News u shpreh se për herë të parë në tre vjet luftë duket se ka disa lëvizje. Ai ka cilësuar bisedimet si një moment i madh.

Rubio tha se diskutimet midis presidentit Donald Trump dhe homologut të tij, Volodymyr Zelenskyy së bashku me udhëheqësit evropianë po ecin përpara, por sipas tij ato do të kërkojnë më shumë kohë. I pyetur në lidhje me garancitë e sigurisë, Rubio tha se Amerika po punonte me aleatët e saj për të përcaktuar përmbajtjen e tyre të saktë.

"Ukrainasit na kanë thënë se garancia më e fortë e sigurisë që mund të ofrojnë për të ardhmen e tyre është të kenë një ushtri të fortë që ecën përpara, dhe kjo është dinamika tjetër që ka ndryshuar. Ne nuk po i japim më armë Ukrainës. Ne nuk po i japim më para Ukrainës.

Tani po u shesim armë dhe vendet evropiane po paguajnë për to përmes NATO-s. Ata po përdorin NATO-n për të blerë armët dhe për t'i çuar ato në Ukrainë. Ky është një tjetër ndryshim i madh nga mënyra se si u trajtua kjo luftë vetëm disa muaj më parë, për shembull, nën administratën e Bidenit," shtoi ai.

Rubio gjithashtu shtoi se marrëveshja për mineralet, të cilën Ukraina e nënshkroi në shkurt dhe përfshin një fond të ri për investime në minerale ukrainase, materiale të rralla tokësore dhe burime të tjera të vlefshme natyrore, konsiderohet një garanci sigurie.

rubio shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll