19 Gusht 2025, 08:09
Nga N.F
Foto
SHBA- E gjithë bota ka qenë sy e veshë në SHBA ndërsa presidenti Donald Trump po tenton të jetë ndërmjetës mes dy homologëve të tij për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Fokusi i përpjekjeve diplomatike të SHBA-së dhe Evropës ka qenë përfundimi i luftës në Ukrainë ndërsa dy zonjat e para kanë marrë vemëndjen duke kthyer në kujtesë gjendjen e vështirë të fëmijëve ukrainas të dyshuar se janë rrëmbyer nga Rusia.
Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dorëzoi Trump një letër nga bashkëshortja e tij Olena Zelenska, në të cilën falënderohej Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump për thirrjes e saj për përfundimin e luftës dhe rikthimin e buzëqeshjes së fëmijëve ukrainas.
“Dua të falënderoj @FLOTUS Melania Trump për vëmendjen e saj ndaj njërës prej çështjeve më të dhimbshme dhe të vështira të kësaj lufte – rrëmbimit të fëmijëve ukrainas nga Rusia. Ne e vlerësojmë thellësisht dhembshurinë e saj dhe letrën e saj drejtuar Putinit”, shkroi Zelenskyy në një postim në X.
Ai tha se të paktën 20,000 fëmijë ishin rrëmbyer dhe se kjo çështje qëndron në zemër të tragjedisë humanitare të luftës. Melania Trump i shkroi një letër Vladimir Putinit, të cilën ia dorëzoi personalisht bashkëshorti i saj gjatë samitit në Anchorage të Alaskës të premten, duke i bërë thirrje presidentit rus të mbrojë “pafajësinë” e fëmijëve dhe të ushqejë shpresën e brezit të ardhshëm.
Trump tha të hënën se ai dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutuan çështjen e fëmijëve të zhdukur gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë. Von der Leyen tha se kostoja njerëzore e luftës në Ukrainë duhet të marrë fund dhe se çdo fëmijë ukrainas i rrëmbyer nga Rusia duhet t’u kthehet familjeve të tyre.
melania trump olena zelenska
Bota
19 Gusht 2025, 07:55
N.F
Takimi
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar...
Bota
19 Gusht 2025, 07:45
N.F
Foto
VENEZUELË- Presidenti i Venuezuelës, Nicolas Maduro njoftoi vendosjen e 4.5 milionë ushtarëve të Gardës Kombët...
Bota
19 Gusht 2025, 07:40
N.F
Zyrat
SERBI- Në mbrëmjen e shtatë me radhë të protestave kundër Qeverisë, të zhvilluara nën moton “Ku mb...
Bota
19 Gusht 2025, 07:27
N.F
Zelenskyy
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas takimit me homologun e tij, Donald Trump është shprehur se Rusia ka propozu...
Bota
18 Gusht 2025, 22:52
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Vladimir Putinin, sipas ...
Bota
18 Gusht 2025, 22:09
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte në tryezën e bisedimeve me Presidentin Donald Trump, udhëheqësit evropi...
Bota
18 Gusht 2025, 21:42
E. D
Keir Starmer
SHBA- Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer tha se udhëheqësit e mbledhur mund të bëjnë nj&...
Bota
18 Gusht 2025, 21:37
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Ndërsa udhëheqësit e ndryshëm flasin së bashku nga Shtëpia e Bardhë, sekretari i përgjithsh...
Bota
18 Gusht 2025, 21:31
E. D
Emmanuel Macron
SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij tha se pas një takim trepalësh midis Rusis...
Bota
18 Gusht 2025, 21:24
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja e italisë Giorgia Meloni e Italisë gjatë takimit në SHBA theksoi trimërinë ukrainase n&eu...