Bota

"Rruga drejt paqes është e hapur"/ Kancelari gjermane: Të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim

Trump kundërshton pak fjalët e Merz, duke thënë se nuk kishte nevojë për një armëpushim për t'i dhënë fund ndonjë lufte tjetër, por duke thënë se do ta mirëpriste një të tillë nëse do të ishte e nevojshme.

18 Gusht 2025, 21:20 Nga E. D
"Rruga drejt paqes është e hapur"/ Kancelari gjermane:
Friedrich Merz

SHBA- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, gjatë fjalës së tij tha se rruga drejt paqes është e hapur, por paralajmëron se çdo takim i ardhshëm duhet të çojë në një armëpushim. Merz falënderoi gjithashtu Trumpin dhe thotë se samiti në Alaska ishte hapi rrugën drejt paqes.

"Por tani rruga është e hapur për negociata të ndërlikuara. Ne të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim. Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të zhvillohet pa një armëpushim, kështu që le të punojmë për këtë dhe le të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë," tha Merz. 

Trump kundërshton pak fjalët e Merz, duke thënë se nuk kishte nevojë për një armëpushim për t'i dhënë fund ndonjë lufte tjetër, por duke thënë se do ta mirëpriste një të tillë nëse do të ishte e nevojshme.

Udhëheqësi amerikan thotë: “Pra, nëse mund ta arrijmë armëpushimin, shkëlqyeshëm, dhe, nëse nuk e arrijmë armëpushimin... na u dhanë shumë pikë të tjera, shumë, shumë pikë na u dhanë pikë të shkëlqyera.”

friedrich merz

Sondazh

Poll