Bota

"Ai pret telefonatën time"/ Trump planifikon të telefonojë Putinin pas takimit me Zelenskyyn

Ai tha se do të ngrinte idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky gjatë bisedës.

18 Gusht 2025, 19:57 Nga E. D
"Ai pret telefonatën time"/ Trump planifikon të
Vladimir Putin dhe Donal Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se planifikon të telefonojë Presidentin rus Vladimir Putin pas bisedimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë sot me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai pret telefonatën time kur të mbarojmë me këtë takim”, tha Trump.

Ai tha se do të ngrinte idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky gjatë bisedës.

“Mund të kemi ose jo një trilat. Nëse nuk kemi një trilat, atëherë luftimet vazhdojnë, dhe nëse i kemi, kemi një shans të mirë – mendoj se nëse kemi një trilat, ka një shans të mirë që ndoshta t’i japim fund”, tha Trump.

 

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll