Sport

VIDEO/ Nedim Bajrami, fantazisti i kuqezinjve, realizon një gol për “vitrinë”... në Kupë!

I aktivizuar si titullar, mesfushori i Kombëtares shqiptare e gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë. Ishte një gol spektakolar

17 Gusht 2025, 12:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Nedim Bajrami, fantazisti i kuqezinjve, realizon një gol për

SKOCI - Nedim Bajrami është bërë protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës, ku Rangers ndeshet me skuadrën e Alloas në ndeshjen e parë.

I aktivizuar si titullar, ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë. Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.

Ishte një gol për t’u vendosur në “vitrinë”, që erdhi në momentin e duhur për yllin shqiptar, i cili prej kohësh kërkonte më shumë minuta me skuadrën skoceze. Rangers fitoi ndeshjen 4-2 dhe u kualifikua për turin tjetër të Kupës së Ligës skoceze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll