Sport

Kapitenit të skuadrës italiane i grabitet makina, në qendër të Specias…

Mbrojtësi dhe kapiteni i Specias, Petko Hristov, pati një përvojë të keqe më 15 gusht, ai raportoi në rrjetet sociale se të gjitha plaçkat që kishte në makinë, i ishin vjedhur…

17 Gusht 2025, 08:30 Nga DOSJA

Kapitenit të skuadrës italiane i grabitet makina, në qendër

ITALI - Të premtem në mëngjes, futbollisti bullgar doli në rrugë pranë Piazza Chiodo (në qendër të qytetit ligurian) dhe e gjeti makinën e tij të hapur dhe plotësisht të boshatisur. Një valixhe plot me rrobat e djalit të tij, si dhe syze dhe sende të tjera, mungonin.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Kështu fillon dita në qendër të La Specias. Ata hynë me forcë, vodhën gjithçka dhe u larguan. Do të doja t’ju kërkoja një nder… kushdo që ka parë diçka të premten, ju lutem të më kontaktojë privatisht. 

Do të jem shumë i lumtur ta shoh personin që e bëri këtë duke shëtitur me një palë syze të mia dhe një valixhe plot me rroba foshnje. (Shpresoj të paktën që rrobat t’ju rrinë mirë edhe pse janë të përdorura.) Faleminderit shumë”, shkroi Hristov, duke postuar një foto të makinës së vjedhur.

Kapitenit të skuadrës italiane i grabitet makina, në qendër

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll