Sport

Egnatia dhe Dinamo - të enjten në fushë, vetëm 90 minuta larg historisë!...

Dy skuadrat shqiptare do të luajnë ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Conference League. Kalimi për në fazën “play-off”-it është një bast për to…

13 Gusht 2025, 11:30 Nga DOSJA

Egnatia dhe Dinamo - të enjten në fushë, vetëm 90 minuta

TIRANE - Dy skuadrat, Egnatia, kampionia e Shqipërisë, dhe Dinamo, fituesja e Kupës së Shqipërisë, do të luajnë të enjten ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Conference League. Kalimi për në fazën “play-off”-it është një bast për to…  

Kampionët rrogozhinas do të zbresin në orën 21:00, në stadiumin e tyre “Egnatia Arena” për t’u përballur me sllovenët e Olympija Ljubjanës. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar 0-0, çka i bën rrogozhinasit të jenë vetëm 90 minuta larg kualifikimit dhe futjes në histori.

Në “Air Albania” djemtë të e Ilir Dajës do të synojnë të bëjnë mrekullimë përballët Hajdukut të Split. Kjo që është programuar të startojë në orën 20:45.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 në favor të kroatëve. Ndërkohë në “Air Albania” Dinamo City ka një shans të dytë për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së pare ndaj Hajdukut, një detyrë e vështirë, por jo e pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll