Sport

Heshtje për Montse Tomé, asnjë nga lojtaret e "La Rojas" nuk i tha lamtumirë publikisht…

23 lojtaret heshtën, një ditë pasi u njoftua largimi i trajneres…

12 Gusht 2025, 17:15 Nga DOSJA

Heshtje për Montse Tomé, asnjë nga lojtaret e "La

SPANJE - Kanë kaluar 24 orë që kur Federata Mbretërore Spanjole e Futbollit njoftoi mosrinovimin e kontratës së Montse Tomé, si trajnere e ekipit kombëtar të femrave. Menjëherë pas kësaj, trajnerja lëshoi një deklaratë të shkurtër lamtumire në rrjetet sociale, por nuk është marrë asnjë përgjigje publike nga asnjë prej lojtareve.

"Falë grupit të shkëlqyer të lojtareve me të cilët jam rritur profesionalisht, për talentin e tyre të jashtëzakonshëm dhe për ecjen përpara në kohë të mira dhe të këqija, po largohem e lumtur dhe në paqe. 

Një epokë e re po i vjen fundi dhe që tani e tutje, e gjithë energjia dhe entuziazmi im janë të përqendruara në të ardhmen, e cila fillon sot", shkroi ish-trajnerja i ekipit kombëtar.

Një mesazh elegant dhe i drejtpërdrejtë, ndaj të cilit asnjë nga 23 anëtaret e ekipit kombëtar, të cilat ishin shumë pranë fitimit të Kampionatit Evropian kundër Anglisë, duke gabuar në gjuajtjet fatale të penalltive, nuk kanë reaguar publikisht - as ndaj saj dhe as ndaj lajmit të largimit të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll