Sport

Kush ishte tenisti i maskuar nga Cincinnati?

Një fitues pesë herë i Grand Slam vendosi një maskë që ia kishte dhuruar një tifoz i ri.

12 Gusht 2025, 12:00 Nga DOSJA

Kush ishte tenisti i maskuar nga Cincinnati?

SHBA - Sikur të ishte në mundje meksikane. Sikur të donte të imitonte Rey Mysterion e WWE-së. Ja si dukej tenisti në fushën e stërvitjes në Masters 1000 Cincinnati. 

Nuk është e vështirë të kuptosh se kush guxoi të shfaqej kështu. Spanjoli Carlos Alcaraz ishte fshehur pas maskës. Tenisti nga Murcia nuk hezitoi të provonte dhuratën që mori nga  një tifoz i ri.

Kur Carlitos iu afrua tribunave për të bërë foto me tifozët dhe për të dhënë autografe, një fëmijë i dha një maskë, si ato që mbajnë shumë mundës. 

Pak më vonë, lojtari nga Murcia mbuloi fytyrën, ndërsa po bëhej gati për stërvitje . Mediat e pranishme nuk hezituan ta kapnin momentin me kamerat e tyre dhe të raportonin lajmin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll