Sport

Mattia Debertolis humb jetën, pasi u sëmur gjatë Lojërave Botërore në Kinë...

Ai ishte 29 vjeç dhe gjendja e tij kishte qenë kritike që nga fillimi.

12 Gusht 2025, 11:00 Nga DOSJA

Mattia Debertolis humb jetën, pasi u sëmur gjatë Lojërave

KINE - Mattia Debertolis, atleti 29-vjeçar italian i Orientimit, ka vdekur pasi u sëmur gjatë garës hapëse të Lojërave Botërore në Chengdu të Kinës.

Debertolis, një 29-vjeçar nga Trentino, ishte inxhinier civil që punonte në Stokholm. Ai po garonte sipas orarit të premten e kaluar kur GPS-i i tij, një pajisje që mbajnë të gjithë atletët, papritmas ndaloi së transmetuari, duke treguar se ai ishte i palëvizshëm. Kjo nxiti operacione të menjëhershme shpëtimi. Vrapuesi u gjet dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë dje.

Federata  Italiane e Orientimit (FISO)  njoftoi në faqen e saj zyrtare të internetit se Debertolisit i ishin bërë ritualet e fundit. "Momenti thellësisht prekës dhe intim u krye nga Peshkopi i Chengdu-së, i cili mbërriti pas një udhëtimi dy-orësh në spital. Nëna e tij, Erica Zagonel, dhe vëllai i tij Nicolò dëshironin fuqimisht që Mattia të merrte këtë sakrament." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll