VIDEO/ Shpërthim në uzinën e çelikut në Pensilvani, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur
foto ilustruese PENSILVANI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë çeliku në Pensilvani. Si pas...
Duke folur me udhëheqës mediash më 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundërshtarët e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë sërish objektet bërthamore iraniane, nëse ato rindërtohen.
IRAN- Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk ndiqet rruga e diplomacisë.
Duke folur me udhëheqës mediash më 10 gusht, Pezeshkian i ka kritikuar kundërshtarët e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i sulmojnë sërish objektet bërthamore iraniane, nëse ato rindërtohen.
SHBA-ja i është bashkuar fushatës ajrore të Izraelit kundër Iranit më 22 qershor, duke bombarduar qendrat bërthamore, Fordov, Natanz dhe Isfahan me bombarduesit B-2 dhe raketa Tomahavk.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se qendrat bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”.
Pezeshkian ka thënë se dorëzimi “nuk është në natyrën tonë”, por as grindjet nuk do ta çojnë Teheranin askund.
“Të supozojmë se nuk dëshironi të negociohet, atëherë çfarë dëshironi të bëni? Të shkoni në luftë?”, ka pyetur Pezeshkian.
Deklaratat e tij i ka kritikuar menjëherë agjencia e lajmeve Tasnim, e cila shërben si krah i Gardës Revolucionare Islamike.
“Kur armiqtë t’i dëgjojnë këto fjalë, çfarë vendimi do të marrin ata dhe çfarë bindjesh do të krijojnë për Iranin? Qartazi, përshtypja e vetme është për ‘dobësinë’ iraniane”, ka shkruar Tasnim në një editorial.
Sipas agjencisë, qëndrimi i presidentit iranian e tregon një shtet “të dobët dhe të dëshpëruar”.
Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i agjencisë Kayhan, dhe i emëruar nga lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei në atë pozitë, e ka kritikuar Pezeshkianin për synimet e tij që të diskutojë me Uashingtonin.
Ai ka pretenduar, pa ndonjë dëshmi, që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli “e kanë pranuar hapur humbjen” në luftën 12-ditore në qershor dhe që Uashingtoni “e ka lutur” Iranin për të biseduar.
Muajin e kaluar Irani ka zhvilluar bisedime me fuqitë evropiane lidhur me programin e vet bërthamor.
Zyrtarët iranianë kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë, por pa treguar datën e re.
Qeveritë evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet përparim i rëndësishëm në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit deri në fund të gushtit, ata do t’i rivendosin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit – veprim që Irani e ka përshkruar si “dhënie fund” të rolit të Evropës në kapitullin bërthamor.
Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar të zhvillonin rundin e ri të bisedimeve më 15 qershor, mirëpo takimi është anuluar për shkak të luftës.
Dy palët ende nuk janë pajtuar për t’u takuar. Teherani deklaron se nuk mund t’i besojë Uashingtonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë vë në pikëpyetje nëse ka logjikë të zhvillohen bisedime, duke marrë parasysh dëmin që u është shkaktuar qendrave bërthamore iraniane./REL
foto ilustruese PENSILVANI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë çeliku në Pensilvani. Si pas...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjes&eum...
Donald Trump SHBA- Qeveria amerikane duket se po përgatitet të aktivizojë Gardën Kombëtare në Uashington, në mbësht...
pamje nga vendngjarja LONDËR- Një incident i dhunshëm ndodhi në metronë e Londrës të enjten pasdite,...
Netanyahu IZRAEL- Gati dy vjet pas fillimit të luftës në Gaza , kabineti izraelit i sigurisë votoi në favor të pus...
Donald Trump UKRAINË- Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojn...
foto ilustruese PRISHTINË- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së P...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim t...
miguel uribe KOLUMBI- Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe, ka ndërruar jetë nga plagët e marra dy muaj pas...
zelensky, trump, putin BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen më 11 gusht për të diskutuar lidhur me bisedimet...