Bota

"Do aktivizoj Gardën Kombëtare në Uashington"/ Trump: Kryeqyteti do çlirohet nga vrasjet e pamëshirshme

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka bërë të ditur se ende nuk është dhënë një urdhër zyrtar për vendosjen e trupave, por pritet që Trump të shpallë dërgimin e disa qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, më vonë gjatë ditës së sotme.

11 Gusht 2025, 19:41 Nga E. D
"Do aktivizoj Gardën Kombëtare në Uashington"/ Trump:
Donald Trump

SHBA- Qeveria amerikane duket se po përgatitet të aktivizojë Gardën Kombëtare në Uashington, në mbështetje të autoriteteve vendore, si pjesë e fushatës së presidentit Donald Trump kundër krimit në kryeqytet.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka bërë të ditur se ende nuk është dhënë një urdhër zyrtar për vendosjen e trupave, por pritet që Trump të shpallë dërgimin e disa qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, më vonë gjatë ditës së sotme.

Vendimi për të përdorur Gardën Kombëtare vjen në një kohë kur, pavarësisht uljes së nivelit të krimit në Uashington, Trump ka përshkruar situatën si “jashtë kontrollit” dhe ka paralajmëruar ndërhyrje federale.

“Uashingtoni do të ÇLIROHET sot! Krimi, brutaliteti, papastërtia dhe plehrat do të ZHDUKEN. DO TA BËJ KRYEQYTETIN TONË TË MADH SËRISH! Ditët e vrasjeve të pamëshirshme dhe plagosjeve të njerëzve të pafajshëm kanë MARUAR! Ndërtojmë shpejt kufirin (ZERO të paligjshëm në 3 muajt e fundit!), tani është radha e Uashingtonit!!!” – duke e cilësuar situatën si “plotësisht jashtë kontrollit”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.

Ndërhyrja ushtarake parashikon dërgimin e trupave që nuk do të kenë të drejtë arrestimi, por do të ndihmojnë policinë vendore, duke liruar forcat lokale për patrullime aktive. Ndërkohë, administrata Trump po planifikon gjithashtu të zhvendosë përkohësisht rreth 120 agjentë të FBI-së në Uashington për patrullime gjatë natës, si pjesë e forcimit të pranisë policore në kryeqytet.

Ky veprim vjen pas vendosjes së rreth 5,000 trupave të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos në fillim të këtij viti për të shtypur protestat kundër bastisjeve të emigracionit, ndërsa shumica e tyre janë tashmë tërhequr nga qyteti.

donald trump

Sondazh

Poll