Aktualitet

FOTO/ Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

10 Gusht 2025, 20:25 Nga E. D
FOTO/ Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë
pamje nga zjarri

TIRANË- Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.

Situata dramatike paraqitet edhe në dia vende të tjera. Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës. 

zjarr ne berzhite

Sondazh

Poll