Sport

VIDEO/ Julian Shehu nuk ka të ndalur, shtang një stadium të tërë… Realizon një tjetër super gol të shkëlqyer në kampionat

Në momentin e festës nuk mungoi as shqiponja dykrenare si dhe një dedikim me zemër. 

10 Gusht 2025, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Julian Shehu nuk ka të ndalur, shtang një stadium të

POLONI - Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu po kalon një moment të artë në elitën e futbollit polak me fanelën e Vidzev Lodz, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi golin e dytë në duelin ndaj Visla Plock, të vlefshëm për javën e katërt.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Sekulskin, ndërkohë që Vidzev barazoi shifrat në minutën e 41-të me Shehun, që falë një gjajtje të kalibruar me të majtën nga krahu i djathtë i zonës, e dërgoi topin në cepin e portës. Stadiumi u shtang. (Video)

Në momentin e realizimit, mesfushori tjetër shqiptar, Lindon Selhai ka vendosur duart në kokë, i befasuar nga goli i shënuar nga patrioti i tij, teksa në stadiumin e tejmbushur nga tifozët shpërtheu një atmosferë elektrizuese. Në momentin e festës nuk mungoi as shqiponja dykrenare si dhe një dedikim me zemër. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll