Sport

Hakimi për akuzën e përdhunimit: "Jam i qetë, e di që e vërteta do të dalë në dritë"...

Në një intervistë me Canal+ këtë të shtunë në mbrëmje, Achraf Hakimi iu rikthye shkurtimisht akuzës për përdhunim kundër tij (zyra e prokurorit të Nanterre ka kërkuar një gjyq) ndërsa siguroi se ai "është i qetë".

10 Gusht 2025, 09:00 Nga DOSJA

Hakimi për akuzën e përdhunimit: "Jam i qetë, e di

FRANCE - Mbrëmjen e së shtunës, Achraf Hakimi foli me Bertrand Latour për një intervistë të gjatë të transmetuar nga Canal+.

Mbrojtësi i PSG-së u pyet për disa tema, nga mundësia e fitimit të Ligës së Kampionëve deri te shanset e tij për të fituar “Topin e Artë”.

Gjatë intervistës, u pyet edhe për akuzën e përdhunim e ngritur kundër tij, ndërsa zyra e prokurorit të Nanterre kërkoi së fundmi një gjyq.

"Jam i qetë. Të më akuzuan gabimisht është e tmerrshme, e padrejtë. Nuk do t'ia dëshiroja këtë askujt. E di që e vërteta do të dalë në shesh. Nuk e fajësoj veten për asgjë, njerëzit që më njohin e dinë.

Jam i qetë dhe po përqendrohem te gjërat e rëndësishme në jetën time, përkatësisht familja dhe futbolli. Siç thashë, e vërteta do të dalë në shesh", tha marokeni në frëngjisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll