Sport

Nadal bëhet baba për herë të dytë…

Gruaja e tij lindi Miquel të enjten, në të njëjtën klinikë ku lindi Rafa, fëmija saj i parë.

9 Gusht 2025, 17:30 Nga DOSJA
Nadal bëhet baba për herë të dytë…
Nadal përshëndet turmën, duke mbajtur në krahë djalin e tij, Rafën.

SPANJE - Rafa Nadal dhe bashkëshortja e tij, Mery Perelló, janë bërë prindër për herë të dytë, një djalë që do të quhet Miquel, në nder të babait të Meryt. Edhe pse lajmi u publikua sot nga Última Hora dhe Diario de Mallorca, lindja ndodhi të enjten e kaluar në Quirónsalud Palmaplanas, ku lindi fëmija tyre i parë, Rafael, në tetor 2022.

Prindërit dhe foshnja u larguan nga spitali këtë të shtunë, ku familjet e çiftit kishin ardhur për vizitë që nga e enjtja për të parë të porsalindurin dhe për ta uruar atë.

Emri Miquel ka shumë kuptim për ta, pasi ishte emri i babait të Meryt, i cili ndërroi jetë në prill të vitit 2023 në moshën 63 vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë.

Nadal bëhet baba për herë të dytë…
Gruaja e Rafa Nadalit duke parë burrin e saj duke u stërvitur në Australi disa vite më pare

Njëzet vjet së bashku

Rafa Nadal, fitues i 22 titujve Grand Slam dhe Mery Perelló u martuan më 19 tetor 2019, në një ceremoni të mbajtur në Sa Fortalesa, një pronë e vendosur në komunën e Pollençës në Mallorca. Tre vjet më vonë - 8 tetor 2022 - lindi Rafael, fëmija i tyre i parë. Dhe prillin e kaluar, shtatzënia e fëmijës së tyre të dytë u bë publike.

Një nga imazhet e fundit të çiftit me djalin e tyre të madh ishte në homazhet që vendasi i Manacor mori në Roland Garros, ku ai jo vetëm që la gjurmë me 14 titujt e tij, por tani ka një pllakë me emrin e tij në baltën e fushës qendrore, Philippe Chatrier.

Nadal dhe Perelló kanë qenë bashkë për më shumë se gjysmën e jetës së tyre. Ata e filluan lidhjen e tyre kur ai ishte 19 vjeç (tani 39) dhe ajo, një shoqe e motrës së tij, ishte 17 vjeçe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll