Sport

Arne Slot i jep Liverpoolit statusin e favoritit për sezonin e ri të Premier League…

Në prag të ndeshjes Community Shield kundër Crystal Palace, trajneri i Liverpoolit, Arne Slit, e ka shpallur veten favorit në Premier League, një status që ai beson se e ka arritur po aq shumë nëpërmjet performancave të kaluara sa edhe nëpërmjet shpenzimeve në afatin kalimtar të verës.

9 Gusht 2025, 15:30 Nga DOSJA

Arne Slot i jep Liverpoolit statusin e favoritit për sezonin e ri të

ANGLI - Arne Slot nuk ka problem të jetë favorit. Duke folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së së dielës në Community Shield kundër fituesve të Kupës FA, Crystal Palace, trajneri i Liverpoolit e përqafoi plotësisht statusin e Reds si favorit për të mbrojtur titullin e Premier League. 

"Nuk ka dyshim se ne jemi favoritë sepse fituam titullin sezonin e kaluar dhe luajtëm shumë mirë", tha 46-vjeçari, duke shtuar se ky etiketim nuk është tërësisht për shkak të nënshkrimeve të fundit.

Këtë verë, Reds tashmë e kanë forcuar veten me Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez dhe kanë treguar interes edhe për të tjerë si Bradley Barcola. Por, holandezi shtoi se sezoni i fundit është shënuar edhe me largime (Trent Alexander-Arnold te Real Madrid, Luis Diaz te Bayern, Jarell Quansah te Bayer Leverkusen).

"Të gjitha ekipet e Premier Ligës shpenzojnë para. Pra, nëse jemi favoritë vetëm sepse kemi shpenzuar pak, do ta gjeja të çuditshme këtë, sepse kemi humbur edhe shumë",  këmbënguli Slot, i cili do të përpiqet ta udhëheqë ekipin e tij drejt titullit të 17-të të Community Shield.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll