Art&Argëtim

Bashkë në një event, Vin Veli harron përfundimisht Bora Zemanin! Kush është brunja super seksi mbështetur tek DJ i njohur

31 Janar 2020, 08:09 Nga DOSJA
Bashkë në një event, Vin Veli harron përfundimisht Bora

TIRANË– Bora Zemani dhe Vin Veli janë bërë bashkë në një nga premierat e shumëpritura. “I Love Tropoja” u lancua dy ditë më parë, dhe të pranishëm në Pallatin e Kongreseve ishin personazhe të njohur nga të gjitha fushat.

Midis të ftuarve VIP, spikatën dhe Bora Zemani me Vin Velin, por të dy nën shoqërinë e ‘partnerëve’ të tyre, kësaj radhe.

Ndërsa Bora Zemani ishte krah dy vëllezërve Veshaj, Vin Veli për herë të parë u shfaq në publik me një vajzë brune, tepër seksi. Veshur me një fustan të zi mbas trupit, flokë të gjatë dhe një trup plot linja, vajza misterioze krah Vin Velit, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Pak javë më parë, i ftuar në një intervistë për “Glamour”, Vin Veli deklaroi se do ta bënte lidhjen publike vetëm kur të martohet. Nëse brunja në foto është e dashura e tij, apo thjesht një mikeshë këtë ende nuk e dimë, gjithçka mbetet për t’u pohuar nga Vin Veli.

Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund vite më parë bashkëjetesës së tyre. Ata bashkë kanë një djalë, dhe tashmë moderatorja Zemani e ka gjetur shpirtin binjak. Prej kohësh ajo është në një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bora zemani brunja seksi krah vin velit donald veshaj vin veli bora zemani brunja seksi krah vin velit donald veshaj vin veli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Janar 2020, 14:24

Kultura që përcakton Nju Jorkun

NEW YORK– Në botë ekzistojnë kryevepra të caktuara që na tregojnë diçka thelbësore për Big Apple.Ndërsa veprat kulturore shpesh kanë qytetet në qendër të...