Art&Argëtim

Iu ngritën tropojanët kundër pas filmit, Ermal Mamaqi: S’doja t’ju ç’nderoja, mos bini pre e fjalëve që nxisin urrej

30 Janar 2020, 19:43 Nga DOSJA
Iu ngritën tropojanët kundër pas filmit, Ermal Mamaqi:

TIRANË– Komediani Ermal Mamaqi ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij dhe të gjithë tropojanët pas lajmeve se këta të fundit do të zhvillojnë një protestë kundër filmit “I love Tropoja”. Në një status në llogarinë e tij në Instagram, Mamaqi shkruan se nuk është aspak e vërtetë që ai ka dashur të ç’nderojë tropojanët, sipas lajmeve të publikuara.

Ermali shton se i do qytetarët e Tropojës dhe se i ka prezantuar ata në film si njerëz të besës dhe të respketueshëm.

 

 

• Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua. Ermali FOTO @aldikaraj

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi…”Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat” e të tjera idiotësi si këto… Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh. Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti. Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit. Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi. Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt. Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë. A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata? Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdo ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua. Ermali,”- shkruan ai në Instagram.

Një faqe në Facebook, bëri publikisht me dije se e gjithë Tropoja do ët ngrihej në tropojë kundër këtij filmi. Sipas statusit, Ermali ka ofenduar tropojanët pasi në skenarin e filmit thuhet se qytetarët e Tropojës respketojnë miqtë duke u dhënë vajzën e tyre për të fjetur, gjë që sipas Ermalit nuk është e vërtetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi i love tropoja tropojanet proteste pas filmit te ermal mamaqit ermal mamaqi i love tropoja tropojanet proteste pas filmit te ermal mamaqit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Janar 2020, 14:24

Kultura që përcakton Nju Jorkun

NEW YORK– Në botë ekzistojnë kryevepra të caktuara që na tregojnë diçka thelbësore për Big Apple.Ndërsa veprat kulturore shpesh kanë qytetet në qendër të...