Sport

‘Zbulimi’ i Botërorit, Gonzalo Garcia, zgjat kontratën me Real Madridin deri në 2030!...

Real Madrid njoftoi këtë të premte se Gonzalo Garcia ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2030. Një zbulim për Merengues në Kupën e Botës për Klube, qendërsulmuesi 21-vjeçar, i cili erdhi nga radhët e klubit madrilen, thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, sipas AS.

9 Gusht 2025, 11:00 Nga DOSJA

‘Zbulimi’ i Botërorit, Gonzalo Garcia, zgjat kontratën me

SPANJE - Pasi veshi fanelën me numër 30 në Kupën e Botës për Klube, Gonzalo Garcia tani është i lidhur me Real Madridin deri në vitin 2030. 

Qendërsulmuesi 21-vjeçar, i cili shënoi katër gola dhe dha një asist në gjashtë ndeshje në këtë garë, iu dha një kontratë e re nga Merengues të premten, pasi luajti pjesën më të madhe të sezonit të kaluar me ekipin rezervë të Madridit.

Sipas AS, klauzola e tij e lirimit tani është vendosur në 1 miliard dollarë. "Ai është një numër tipik 9. Më kujton Raulin", tha trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, për të në një konferencë për shtyp më 27 korrik.

I stërvitur në klubin madrilen, Garcia shënoi 25 gola dhe dha 4 asiste në 36 ndeshje të Primera Federacion (Divizioni i Tretë Spanjol) në sezonin 2024-2025, duke thyer rekordin për gola në një sezon në këtë divizion, dhe dha një asist në 3 ndeshje të La Ligës.

Ndërsa dikur u përfol se do të merrte numrin 9 nga Kylian Mbappé, i cili trashëgoi numrin 10 te Merengues, në fund ishte Endrick ai që iu dha numri i sulmuesit francez, ndërsa Garcia mori numrin 16.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll