Sport

ZYRTARE/ Rikthehet Sherif Kallaku në Superiore, firmos me Vllazninë!...

Mesfushori 27-vjeçar ka qenë një kërkesë e trajnerit Edi Martini, i cili e njeh mire fantazistin për vitet që e ka drejtuar te Teuta.

8 Gusht 2025, 19:35 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Rikthehet Sherif Kallaku në Superiore, firmos me

SHKODER - Sherif Kallaku është afrimi i radhës i Vllaznisë. Klubi shkodran ka gjetur akordin me fantazistin, i cili mbylli aventurën e tij në Rumani dhe ishte në kërkim të një destiancioni të ri për karrierën.

Mesfushori 27-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Superiore edhe për Laçin, Teutën, Partizanin dhe Tiranën, i bashkohet Vllaznisë si lojtar i lirë, duke nënshkruar deri në qershorin 2027 me klubin shkodran.

Ai ka qenë një kërkesë e trajnerit Edi Martini, i cili e njeh mire fantazistin për vitet që e ka drejtuar te Teuta.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027.  Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif!”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll