Aktualitet

Operacioni i SPAK ndaj grupit kriminal/ Në kërkim dhe biznesmeni Julian Balla, pronari i kompanisë AMR

Balla eshte dhe pronari i AMR shpk, kompania fituese e tenderit prej 1.4 miliard lekësh në bashkinë e Shijakut. Kjo kompani është denoncuar nga emisioni investigativ Piranjat në Syri TV.

8 Gusht 2025, 18:27 Nga E. D
Operacioni i SPAK ndaj grupit kriminal/ Në kërkim dhe biznesmeni
Julian Balla

TIRANË- Julian Balla, pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, është një personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë. Balla gjithashtu është edhe pronar i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi.  Të dyja këto pasuri me vlerë mbi 1 milion euro janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Balla eshte dhe pronari i AMR shpk, kompania fituese e tenderit prej 1.4 miliard lekësh në bashkinë e Shijakut. Kjo kompani është denoncuar nga emisioni investigativ Piranjat në Syri TV.

Disa muaj më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi kompaninë e AMR, pasi në bashkëpunim me Bashkia e Shijakut kishte krijuar në fshatin Hardhishtë një landfill të paligjshëm, ku hidhen dhe groposeshin të gjitha mbeturinat e qytetit. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, deklaroi asokohe se sipas specifikave të tenderit, mbetjet depozitohen në landfillin e Sharrës duke mohuar krimin mjedisor që po bëhet në fshatin Hardhishtë. Në atë zonë, eskavatori i Bashkisë së Shijakut hapte gropa për hedhjen e mbeturinave, ndërsa mjetet e firmës private shkonin aty dhe i shkarkonin. Por jo vetëm mbetjet e qytetit, por edhe mbetjet e subjekteve private të interesuara për të pastruar zonën e tyre.

SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave, përfshirë dhe persona me investime të mëdha në Shqipëri. Sipas njoftimit të SPAK nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Anvers. Në njoftimin e SPAK thuhet se kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj./Dosja.al

julian balla

Sondazh

Poll