Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike/ Arrestohet Juxhin Drazhi nga policia spanjolle, pritet ekstradimi (VIDEO)

Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale.

8 Gusht 2025, 17:53 Nga E. D
I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve
Juxhin Drazhi

SPANJË- 34-vjeçari shqiptar, Juxhin Drazhi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia spanjolle. Arrestimi i Drazhit u bë pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle.

Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale. Ndërkohë pritet ekstradimi i Drazhit drejt Shqipërisë.


Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Si u arrestuar Drazhi

Juxhin Drazhi u kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada). Pas mbikëqyrjes së pronës, autoritetet policore spanjolle zbuluan se Drazhi ishte fshehur atje, duke mos dalë nga vila dhe duke përdorur bashkëpunëtorët e tij për t’i siguruar gjithçka që i nevojitej për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

Prona ku ai ishte fshehur ishte një vilë luksoze me çdo komoditet, e vendosur në një terren të lartë, gjë që i lejonte atij të monitoronte mjedisin përreth dhe të parashikonte çdo ndërhyrje të policisë. Anëtarët e kësaj bande krenoheshin se mbanin armë zjarri, dhe Drazhi madje kishte edhe një eskortë. Pasi vuri re praninë e policisë, 34-vjeçari tentoi arratisjen duke ikur me vrap përmes shpatit të malit, por u kap nga oficerët që rrethuan shtëpinë.

Një kontroll i shtëpisë zbuloi dokumente të shumta personale të falsifikuara (pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shoferi) që do t’i kishin dhënë Juxhin Drazhitr një identitet të rremë që ai mund ta kishte përdorur për të shmangur veprimet e policisë, si dhe sende të shumta luksi, përfshirë një orë dore me vlerë të lartë. Përveç kësaj, nga kontrolli i zonës ku i ndaluari iku, u zbulua një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator./Dosja.al

juxhin drazhi

Sondazh

Poll