8 Gusht 2025, 07:57
Nga M.B
Benjamin Netanyahu dhe
GJERMANIA- Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kancelar, Friedrich Merz, deklaroi në një intervistë se nuk i kuptonte më qëllimet e Izraelit në luftën e Gazës. Kohët e fundit kancelari i bëri thirrje pa asnjë mëdyshje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të lehtësojë vuajtjet e afërsisht dy milionë njerëzve në Rripin e Gazës.
Megjithatë, ndryshe nga Franca, Britania e Madhe apo Kanadaja, Gjermania vazhdon të ngurrojë sa i përket njohjes së një shteti palestinez në përgjigje të situatës në Rripin e Gazës. Merzi planifikon të marrë së shpejti një vendim për sanksione të mundshme kundër Izraelit. Si e konsiderojnë njerëzit në Gjermani kursin e kancelarit në këtë çështje?
Përparësi kryesore fati i pengjeve
Sipas anketimit "Deutschlandtrend" të zhvilluar nga korporata radio-televizive publike gjermane, ARD, për njerëzit në Gjermani, mbetet përparësi kryesore fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas. Një shumicë e madhe mendon se kancelari duhet ta shtojë presionin për ta detyruar Izraelin të ndryshojë qasjen e tij ndaj palestinezëve.
Si Merz ashtu edhe paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, kanë theksuar vazhdimisht se ndjejnë një përgjegjësi të veçantë nga ana e Gjermanisë për ekzistencën e Izraelit. Por nga të anketuar për programin e ARD "Deutschlandtrend" vetëm 31 përqind vazhdojnë të mendojnë kështu, pra pesë përqind më pak nga sondazhi i mëparshëm i zhvilluar në muajin shkurt.
Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./ DW
gjermania izraeli
Bota
8 Gusht 2025, 07:34
M.B
Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, dhe kryeministri armen, Nikol Pashinian
SHBA- Armenia dhe Azerbajxhani mund të jenë afër nënshk...
Bota
7 Gusht 2025, 22:45
E. D
Halit Yukay
TURQI- Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur q&...
Bota
7 Gusht 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
GREQI- Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë q&...
Bota
7 Gusht 2025, 20:43
E. D
Apple
SHBA- Presidenti Donald Trump dhe Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, njoftuan të mërkurën se Apple do të investojë 100 mi...
Bota
7 Gusht 2025, 20:17
E. D
Steve Witkoff
SHBA- Pas takimit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus, Vladimir Putin, n&e...
Bota
7 Gusht 2025, 19:52
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Një aksident ajror ka ndodhur në Misuri të amerikës. Autoritetet në Misuri dhe Illinois u njoftua...
Bota
7 Gusht 2025, 19:40
E. D
foto nga mbledhja
IZRAEL- Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit është duke u zhvilluar, ku po&nb...
Bota
7 Gusht 2025, 19:33
E. D
foto ilustruese
GAZA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se rripi i Gaz&e...
Bota
7 Gusht 2025, 18:49
foto ilustruese
SHBA- Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Latnick, tha të martën se pret që vendi të jetë ...
Bota
7 Gusht 2025, 18:10
E. D
pamje nga zjarri
FRANCË- Një zjarr i madh po vijon të djegë rajonin Aude në jug të Francës. Flakët janë p&eum...