Bota

Mediat e huaja: Ekipi i JD Vance ngriti nivelin e ujit të lumit Ohio për udhëtimin me varkë të familjes së tij

Sipas mediave të huaja, kërkesa nga Shërbimi Sekret i SHBA-së u bë për të “mbështetur lundrimin e sigurt” të ekipit të sigurisë së zëvendëspresidentit të SHBA-së për një shëtitje në gusht në lumin Little Miami, sipas një deklarate nga korpusi i inxhinierëve të ushtrisë amerikane (USACE).

7 Gusht 2025, 14:23 Nga M.B
Mediat e huaja: Ekipi i JD Vance ngriti nivelin e ujit të lumit Ohio
JD Vance

SHBA- Ekipi i JD Vance i kërkoi trupës së inxhinierëve të ushtrisë të ndërmerrnin hapin e pazakontë të ndryshimit të rrjedhës së një liqeni në Ohajo për të akomoduar një ekskursion të kohëve të fundit me varkë gjatë pushimeve familjare. Sipas mediave të huaja, kërkesa nga Shërbimi Sekret i SHBA-së u bë për të “mbështetur lundrimin e sigurt” të ekipit të sigurisë së zëvendëspresidentit të SHBA-së për një shëtitje në gusht në lumin Little Miami, sipas një deklarate nga korpusi i inxhinierëve të ushtrisë amerikane (USACE).

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Vance u pa në zonën jugperëndimore të Ohaios më 2 gusht, në ditëlindjen e tij të 41-të. Sipas postimeve në mediat sociale, theksohej se ai ishte parë duke lundruar me kanoe në lumë, një degëzim në të cilin derdhet Liqeni Caesar Creek.

The Guardian shton se një burim me njohuri për çështjen, i cili komunikoi në mënyrë anonime, pretendoi se kërkesa për dalje nga Liqeni Caesar Creek nuk ishte vetëm për të mbështetur detajin e Shërbimit Sekret të zëvendëspresidentit, por edhe për të krijuar "kushte ideale për kajak". 

Lajmi ngre pyetje nëse zyra e Vance po shfrytëzonte potencialisht burimet e infrastrukturës publike për argëtimin e tij personal, në një kohë kur administrata Trump ka shkurtuar miliarda dollarë në ndihmë të huaj, kërkime shkencore dhe vende pune qeveritare, si pjesë e përpjekjes së saj për "efikasitet".

jd vance

Sondazh

Poll