Bota

Kremlini konfirmoi takimin Trump-Putin, Zelenskyy: Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë

Deklarata e presidentit ukrainas erdhi pas lajmit për takimin e ardhshëm Trump-Putin dhe bisedën që ai pati me Merz.

7 Gusht 2025, 13:50 Nga r.ll
Kremlini konfirmoi takimin Trump-Putin, Zelenskyy: Evropa duhet të
volodymyr zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi Kremlini njoftoi se një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillohet ditët në vijim.  Zelenskyy tha se Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Lufta po zhvillohet në Evropë dhe Ukraina është një pjesë integrale e Evropës (...) Prandaj, Evropa duhet të marrë pjesë në proces për t'i dhënë fund luftës që ka vazhduar që nga viti 2022", tha Zelensky në mediat sociale.

Kancelari gjerman Friedrich Merz foli gjithashtu me presidentin ukrainas të hënën për të diskutuar zhvillimet pas një takimi midis të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkoff dhe Presidentit rus Putin mbi luftën në Ukrainë.

“Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në ”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Merz e siguroi Zelensky për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll