Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Ganë, humbin jetën 8 persona, mes viktima dy ministra të qeverisë (FOTO)

Julius Debrah, shefi i stafit, tha në një deklaratë me video se përplasja ishte një “tragjedi kombëtare” dhe njoftoi se flamujt do të ulen në gjysmë shtizë deri në njoftim të mëtejshëm.

7 Gusht 2025, 07:52 Nga r.ll
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Ganë, humbin jetën 8
helikopteri

GANË- Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Mjedisit të Ganës janë midis tetë personave të vrarë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin jugor Ashanti të mërkurën. Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed ishin midis pesë pasagjerëve në bordin e helikopterit, si dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Viktimat e tjera janë identifikuar si Alhaji Muniru Mohammed, zëvendëskoordinatori i sigurisë kombëtare në detyrë; Samuel Sarpong, nënkryetari i partisë politike të Kongresit Demokratik Kombëtar; Samuel Aboagye, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës në fatkeqësi të Ganës; komandanti i skuadriljes Peter Bafemi Anala, oficeri fluturues Manaen Twum Ampadu dhe rreshteri Ernest Addo Mensah.

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Ganë, humbin jetën 8
viktimat

Julius Debrah, shefi i stafit të presidenceës ganeze, tha në një deklaratë me video se përplasja ishte një “tragjedi kombëtare” dhe njoftoi se flamujt do të ulen në gjysmë shtizë deri në njoftim të mëtejshëm, shkruan CNN. Forcat e Armatosura të Ganës thanë ditën e djeshme se kishin humbur kontaktin me një helikopter Z9 që ishte në rrugë nga kryeqyteti i Akras për në Obuasi, një qytet minierash në Ganën jugore. Grupi ishte në një udhëtim zyrtar për të hetuar minierat e paligjshme në rajonin Ashanti dhe për të inkurajuar praktikat e përgjegjshme.

"U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave", thanë Forcat e Armatosura të Ganës në deklaratën e tyre duke konfirmuar tragjedinë.

Hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit më 30 korrik, se disa nga lexuesit e altimetrit të helikopterit të Ushtrisë, të cilët i ndihmojnë pilotët të kuptojnë se sa lart po fluturon një avion, ishin të pasaktë. Helikopteri ishte shumë mbi limitin në kohën e përplasjes, megjithëse është e paqartë nëse piloti dhe ekuipazhi ishin në dijeni të kësaj. Hetuesit mendojnë se ata ndoshta besonin se po fluturonin më poshtë nga ç’ishte në të vërtetë. Hetimi është duke vazhduar mbi vendimet dhe keqfunksionimet që kontribuan në  rrëzimin më vdekjeprurës të aviacionit në Shtetet e Bashkuara  që nga nëntori i vitit 2001.

aksident ajror ne gane

Sondazh

Poll