Aktualitet

Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt magazinave me lëndë plasëse

Zjarrfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, po punojnë për shuarjen e flakëve.

6 Gusht 2025, 20:07 Nga r.ll
Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit,
zjarri ne polican

POLIÇAN- Një zjarr raportohet se ka rënë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit në Berat. Sipas raportimeve, flakët kanë nisur pasditen e sotme dhë rrezikojnë të përhapen me shpejtësi pranë “Zonës C” të uzinës.

Ajo që e bën problematikë situatën eshtë fakti se në këtë zonë ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Ndërkohë zjarrfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, po punojnë për shuarjen e flakëve.

zjarr ne polican

Sondazh

Poll