Dy vatra aktive në bashkinë Finiq/ Evakuohen banorët që rrezikohenin nga flakët, ndërhyrje me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
Ekipet zjarrfikëse, trupat e Forcave të Armatosura dhe me ndërhyrje nga ajri po punojnë për izolimin e flakëve.
6 Gusht 2025, 18:56Nga r.ll
evakuimet
FINIQ- Dy vatra zjarri janë aktive në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq. Ministria e Mbrotjes ka bërë më dije se ekipet zjarrfikëse, trupat e Forcave të Armatosura dhe me ndërhyrje nga ajri po punojnë për izolimin e flakëve.
Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se është bërë evakuimi e përkohshëm dhe shoqërimi i banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq.
Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.