Sport

Kthimi i Barçës në Camp Nou në mes të shtatorit, në javën e 4-t të La Ligës...

Punimet në Camp Nou ende nuk kanë përfunduar, por FC Barcelona mund të luajë atje duke filluar nga 14 shtatori, kur do të presë Valencian në La Liga (java e 4-t). Stadiumi do të jetë i hapur vetëm pjesërisht, për të akomoduar 27.000 njerëz.

6 Gusht 2025, 16:00 Nga DOSJA

Kthimi i Barçës në Camp Nou në mes të shtatorit,

SPANJE - Saga e gjatë e rikthimit të FC Barcelonës në Camp Nou mund të jetë duke marrë fund më në fund. I shtyrë disa herë për shkak të punimeve të vazhdueshme në stadiumin e ri, rikthimi pritet të zhvillohet më 14 shtator, gjatë ndeshjes së 4-t të La Liga-s kundër Valencias. 

Sipas Mundo Deportivo, klubi katalanas ka marrë miratimin nga Bashkia e Barcelonës për të ndryshuar lejen e ndërtimit dhe aktivitetit të stadiumit, për ta lejuar atë të luajë me një kapacitet të reduktuar nga mesi i shtatorit.

Sipas gazetës katalanase, Barcelona do ta ndajë rihapjen e Camp Nou në disa faza. Klubi së pari do të hapë seksionin jugor dhe tribunën presidenciale për të akomoduar 27.000 persona, pastaj do të shtojë seksionin anësor (45.000 vende në total) dhe seksionin verior (60.000).

Në një fazë të dytë, Camp Nou do të hapë seksionet e sipërme, të cilat janë ende në ndërtim e sipër, për të arritur kapacitetin e plotë prej 105.000 personash. Ndarja e fazës së parë duhet t'i lejojë Barçës të luajë në stadiumin e saj nga mesi i shtatorit, përpara 27.000 spektatorëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll