Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Fushë-Krujë, arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën familjarët e tij

Policia bën me dije se i arrestuari po kanoste me armë zjarri kallashnikov familjarët ndërsa në banesë gjatë kontrollit iu gjetën 3 armë.

6 Gusht 2025, 12:34 Nga M.B
Parandalohet ngjarja kriminale në Fushë-Krujë, arrestohet
Arma

FUSHË-KRUJË- Një 41-vjeçar me inicialet E. V., është arrestuar në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë pasi dyshohet se kanoste për jetën familjarët e tij. Policia bën me dije se i arrestuari po kanoste me armë zjarri kallashnikov familjarët ndërsa në banesë gjatë kontrollit iu gjetën 3 armë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij. Në banesën e tij, u gjetën 3 armë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

fushe kruje

Sondazh

Poll