Sport

Wirtz, përulet para Leo Messit: "Ai është më i miri i të gjitha kohërave"...

Gjermani rrëfeu se do të kishte dashur shumë të luante përkrah argjentinasit dhe veçoi Kroosin si lojtarin që e ka impresionuar më shumë.

5 Gusht 2025, 17:52 Nga DOSJA

Wirtz, përulet para Leo Messit: "Ai është më i miri i

ANGLI - Blerja e re e Liverpoolit, Florian Wirtz, ka rrëfyer në një intervistë me markën e veshjeve JD Sports se, për të, Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe se do të kishte dashur të luante me të në një moment të karrierës së tij.

Këto deklarata janë mbresëlënëse, veçanërisht duke pasur parasysh interesin e treguar nga Real Madridi për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.

Wirtz u pyet gjithashtu për lojtarin më të mirë me të cilin ka ndarë ndonjëherë një dhomë zhveshjeje dhe përgjigjja e tij nuk la vend për dyshime: "Toni Kroos. Ai është i pabesueshëm në kontrollin e topit dhe drejtimin e lojës. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm", tha gjermani.

"Më i forti... ndoshta Mac Allister, në ndeshjen e fundit që luajtëm kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Ishte shumë e vështirë të luaje kundër tij", shtoi ai.

Futbollisti gjerman foli gjithashtu për transferimin e tij të fundit te Liverpooli dhe shprehu entuziazmin e tij që filloi të luante me shokët e tij të rinj të ekipit.

Megjithatë, ai rrëfeu se është veçanërisht i entuziazmuar që ndan dhomën e zhveshjes me Mohamed Salah: "Ai ishte lojtari më i mirë sezonin e kaluar. Mezi pres të luaj me të."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll