Sport

Bota e futbollit është në zi. Frank Mill, kampioni i Botës me Gjermaninë në 1990, ka ndërruar jetë…

Ish-sulmuesi ndërroi jetë në Essen dhe, sipas raportimeve fillestare, ai nuk ishte shëruar kurrë nga goditja në tru që pësoi majin e kaluar.

5 Gusht 2025, 16:15 Nga DOSJA

Bota e futbollit është në zi. Frank Mill, kampioni i Botës

GJERMANi - Bota e futbollit është në zi. Frank Mill, ish-sulmuesi gjerman që fitoi Kupën e Botës 1990 me Gjermaninë në Itali, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Ish-sulmuesi ndërroi jetë në Essen dhe, sipas raportimeve fillestare, ai nuk ishte shëruar kurrë nga goditja në tru që pësoi majin e kaluar. Përveç Kupës së Botës, ai fitoi edhe medaljen e bronztë olimpike në vitin 1988.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Fortuna Dusserdolf vdiq nga një atak në zemër. Ai kishte vuajtur më parë nga një sëmundje e ngjashme në fund të majit, pasi mbërriti në aeroportin e Malpensa për një dokumentar mbi Italia 90.

Në atë rast, ekipet e shpëtimit, të cilat mbërritën me helikopter, arritën ta ringjallnin atë pas disa minutash pa ndjenja. Ai ishte trajtuar së fundmi në Essen, raporton Bild. Mill lë pas gruan e tij, Vanessa, dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i birësuar.

Përvoja e tij në fushë…

Mill luajti 387 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar 123 gola dhe duke u paraqitur 17 herë për Gjermaninë Perëndimore. Pasi e filloi karrierën e tij në qytetin e tij të lindjes, Essen, në vitin 1981, atje kaloi pesë vjet te Borussia Mönchengladbach (1981–1986).

Më pas luajti për Borussia Dortmund deri në vitin 1994, përpara se ta përfundonte karrierën e tij me dy sezonet e tij të fundit te Fortuna Düsseldorf. Më pas ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Dortmundin në vitin 1989.

Vdekja e Frank Mill u njoftua nga ish-klubi i tij, Rot-Weiss Essen. Anëtari i bordit të Essen, Alexander Rang, e kujtoi Millin kështu: "Frank nuk ishte vetëm një nga lojtarët më të mëdhenj që Rot-Weiss Essen ka prodhuar ndonjëherë, por ai ishte edhe një njeri i mirë: pragmatik, autentik dhe plot energji pozitive."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll