Bota

Michelle Obama i uroi Barack Obamës ditëlindjen: Gëzuar ditëlindjen dashuri e jetës sime

Kjo shfaqje e ëmbël dashurie vjen vetëm disa muaj pasi Obama bëri deklarata rreth martesës së saj.

5 Gusht 2025, 14:45 Nga E. D
Michelle Obama i uroi Barack Obamës ditëlindjen: Gëzuar
Barack Obama dhe Michelle Obama

SHBA- Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka festuar ditëlindjen e tij të 64-të të dielën me bashkëshorten e tij Michelle e cila i ka uruar atij ditëlindjen në publik me një postim në Instagram.

"Gëzuar ditëlindjen dashuri e jetës sime. Edhe pas gjithë këtyre viteve, ti je ende personi më i mirë që njoh", shkroi ajo në postimin e saj, të cilin e shoqëroi me një fotografi të përbashkët të tyre.

Ish-Presidenti i SHBA-së iu përgjigj mesazhit duke shkruar: "Të dua, Michelle! Faleminderit të gjithëve për urimet më të mira."

Kjo shfaqje e ëmbël dashurie vjen vetëm disa muaj pasi Obama bëri deklarata rreth martesës së saj. Në një bisedë me Sophia Bush në podkastin “Work in Progress” në prill, ish-“zonja e parë” e Amerikës foli për herë të parë për thashethemet e divorcit që kishin qarkulluar për shkak të mungesës së saj në ngjarje publike.

Muajin e kaluar, në një episod të podkastit IMO, të cilin Michelle e prezanton me vëllain e saj, Craig Robinson, dhe të ftuarin Barack Obama, ata iu drejtuan thashethemeve të vazhdueshme për ndarjen e tyre.

"Nuk pati asnjë moment në martesën tonë kur mendova të largohesha nga burri im. Dhe kemi kaluar disa kohë të vështira, por kemi kaluar edhe shumë kohë argëtuese, shumë aventura dhe unë jam bërë një person më i mirë për shkak të burrit me të cilin jam martuar", tha Michelle.

barack obama michelle obama

Sondazh

Poll