Sport

Vandalizohet murali i Yamalit në Barcelonë...

Një mural që përshkruante Lamine Yamal si një superhero në rrugët e Barcelonës u vandalizua duke shtuar shtatë xhuxhat e Borëbardhës. Që atëherë është restauruar me shtesën e hequr, e cila ishte një referencë për festën shumë të përfolur të ditëlindjes së sulmuesit të krahut të FC Barcelonas.

5 Gusht 2025, 11:09 Nga DOSJA

Vandalizohet murali i Yamalit në Barcelonë...

SPANJE - Një mural i njohur i Lamine Yamal është vandalizuar.

Vepra, që paraqet sulmuesin e FC Barcelonas si Supermen, e vendosur në një mur në Plaça Joanic në zemër të Barcelonës, u vandalizua me shtimin e shtatë xhuxave nga filmi i animuar Borëbardha: një referencë për festën kontroverse të ditëlindjes së Lamine Yamal, ku paraqiste njerëz liliputë.

Që atëherë është restauruar, me një shtresë të re boje për të hequr xhuxhat.

Muri ku ndodhet murali "Super Yamal" u vandalizua edhe më parë në janar 2023, kur aty shfaqej një tjetër mural nga i njëjti artist, italiani "TV Boy", që përshkruante yllin e FC Barcelonas për femra, Alexia Putellas.

Ai u dëmtua nga shtimi i fyerjeve mizogjine kundër fitueses së “Topit të Artë” të viteve 2021 dhe 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll