Sport

Rikthehet Mladen Milinkoviç, do të jetë trajneri i ri i Partizanit… Pritet zyrtarizimi

Tekniku 57-vjeçar, i cili më herët në futbollin shqiptar ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin, ka arritur akordin me klubin kryeqytetas…

5 Gusht 2025, 11:00 Nga DOSJA

Rikthehet Mladen Milinkoviç, do të jetë trajneri i ri i

TIRANE - Partizani duket se më në fund e ka gjetur trajnerin e ri i skuadrës të kuqve për sezonin 2025-2026.

Mladen Milinkoviç do të jetë trajneri i ri i “Demave”. 57-vjeçari ka arritur akordin me klubin kryeqytetas dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Trajneri Milinkoviç ka punuar edhe më herët në futbollin shqiptar, pasi ka qenë trajner i Luftëtarit në sezonin 2016-2017, si dhe trajner i Kukësit në të njëjtin sezon.

Budućnost e Podgoricës së Malit të Zi është skuadra e fundit që ka drejtuar Milinkoviç, i cili ka një karrierë të pasur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll