Bota

"Askush nuk kthehet shëndoshë e mirë!" Vijojnë sulmet ndaj banorëve të Gazës që përpiqen të marrin ndihma, dhjetëra viktima

Mediat e huaja thejsojnë se dhjetë nga ata që vdiqën po kërkonin ndihmë në dy vende të ndara që i përkisnin Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

5 Gusht 2025, 07:35 Nga M.B
"Askush nuk kthehet shëndoshë e mirë!" Vijojnë
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Të paktën 40 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Gaza të hënën, përfshirë 10 që kërkonin ndihmë, thanë autoritetet shëndetësore, duke shtuar se pesë të tjerë kishin vdekur nga uria në atë që agjencitë humanitare e quajnë një zi buke në zhvillim e sipër.

Vdekjet e fundit e çojnë numrin e personave që vdesin nga uria në 180, përfshirë 93 fëmijë, që kur lufta u përshkallëzua. Mediat e huaja thejsojnë se dhjetë nga ata që vdiqën po kërkonin ndihmë në dy vende të ndara që i përkisnin Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë duke u përpjekur të marrin ndihmë në Gaza që kur GHF filloi të vepronte në maj 2025.

"Kushdo që shkon atje kthehet ose me një qese miell, ose i mbartur [me barelë] si martir, ose i plagosur. Askush nuk kthehet shëndoshë e mirë", tha palestinezi 40-vjeçar Bilal Thari.

Ai ishte midis të pranishmëve në spitalin al-Shifa të qytetit të Gazës të hënën, të cilët ishin mbledhur për të marrë trupat e të dashurve të tyre. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se do të mbledhë kabinetin e tij të sigurisë këtë javë për të diskutuar se si duhet të veprojë ushtria në Gaza për të përmbushur të gjitha objektivat e luftës të qeverisë së tij, të cilat përfshijnë mposhtjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza.

Gjatë një vizite në vend javën e kaluar, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se po punonte me qeverinë izraelite për një plan që do t'i jepte fund në mënyrë efektive luftës në Gaza. Por zyrtarët izraelitë kanë hedhur gjithashtu ide, duke përfshirë zgjerimin e ofensivës ushtarake në Gaza dhe aneksimin e pjesëve të enklavës së shkatërruar.

gaza

Sondazh

Poll