4 Gusht 2025, 19:43
Nga r.ll
ivo sanader
KROACI- Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader u lirua me kusht nga burgu i Lipovicës ditën e sotme. Gjykata e Qarkut Sisak pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht të enjten, ndërsa vendimi u shkrua dhe u dërgua në burg këtë mëngjes. Sanader u lirua rreth orës 10:30, se ishte një lirim me kusht sipas të cilit ai mund të lirohet, por me kushte dhe masa të caktuara që iu dhanë, të cilat, nëse shkelen, ai do të duhet të kthehet në burgun e Lipovicës.
Sanader u dënua me18 vjet burg, me vendim të formës së prerë në tre raste: për përvetësim të parave nga ndërmarrjet publike në rastin “Fimi Media”, për kërkim dhe marrje ryshfeti në rastin “Planinska”, si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina te kompania hungareze MOL në këmbim të mitos
Avokati i Sanaderit, Dragan Crnkoviç tha se, përveç moshës së Sanaderit, një nga arsyet e përmendura në kërkesën për lirimin e tij ishte gjendja e tij shëndetësore, por këto nuk ishin arsyet kryesore, pasi ai përmbushte kushtet e përcaktuara nga Kodi Penal. Ai shtoi se ish-kryeministri kishte përfunduar gjysmën e dënimit më 15 gusht 2023. Ai tha se, pas daljes nga burgu, Sanader fillimisht do të ketë detyrim të paraqitet në stacionin e policisë në Zagreb, dhe më pas në qendrën e provës.
Sipas fjalëve të avokatit, Sanader do të ketë detyrim të paraqitet çdo muaj në polici, nuk do të lejohet të ndryshojë vendbanimin dhe adresën e qëndrimit, dhe për të do të jetë përgjegjës formalisht Gjykata e Qarkut në Zagreb, nga e cila do të duhet të kërkohet miratimi për të ndryshuar vendbanimin apo qëndrimin.
Ish-kryeministri i Kroacisë deri tani ka kaluar prapa hekurave në paraburgim ose në bazë të vendimeve gjyqësore, pothuajse nëntë vjet e gjysmë. Lirimi i parakohshëm në sistemin penal kroat mund të kërkohet pas përfundimit të gjysmës së dënimit, dhe zakonisht miratohet pas përfundimit të dy të tretave të tij.
ivo sanader kroaci
Bota
4 Gusht 2025, 19:32
r.ll
rreqebulli evropian
DANIMARKË- Një kopsht zoologjik në Danimarkë po kërkon që kafshët shtëpiake të padësh...
Bota
4 Gusht 2025, 19:27
r.ll
volodymyr zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se trupat ukrainase në Ukrainën veril...
Bota
4 Gusht 2025, 19:08
r.ll
foto nga vendngjarja
LOS ANGELES- Një festë në Los Angeles është kthyer në tragjedi pasi nga disa të shtëna me arm&...
Bota
4 Gusht 2025, 18:30
Patrick Kingsley
benjamin netanyahu
JERUSALEM- Kur Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, e udhëhoqi vendin drejt një fitoreje ushtarake ndaj Iranit në q...
Bota
4 Gusht 2025, 17:39
E. D
foo ilustruese
BRITANI E MADHE- Qeveria britanike është nën presion të vazhdueshëm mbi imigracionin, në kontekstin e një...
Bota
4 Gusht 2025, 17:36
r.ll
vendngjarja
ITALI- Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali, në autostradën A1, midis Arezzos dh...
Bota
4 Gusht 2025, 17:21
r.ll
foto ilustruese
KABUL- "Dua", vajza ndalet, "doja të bëhesha mjeke në të ardhmen. Por kur talebanët erdhën në Afganistan...
Bota
4 Gusht 2025, 17:01
E. D
foo ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se do të pezullojë për gjashtë muaj kundërmasat&nbs...
Bota
4 Gusht 2025, 17:14
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Shqetësime të reja në lidhje me përshkallëzimin bërthamor midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusis&eu...
Bota
4 Gusht 2025, 16:45
E. D
foo ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën vendimin e tij për të mbledhur kabinetin e siguri...