Sport

E pazakontë në Danimarkë: Ai zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” dhe merr... 55 kg patate!

Qendërmbrojtësi i Sonderjyske, Maxime Soulas, u vlerësua pas fitores kundër Nordsjaelland.

4 Gusht 2025, 19:08 Nga DOSJA

E pazakontë në Danimarkë: Ai zgjidhet “Lojtari i

DANIMARKE - Maxime Soulas, qendërmbrojtësi i Sonderjyske të Danimarkës, u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren 3-2 ndaj Nordsjaelland në një ndeshje të Premier League.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte performanca e tij e sigurt në fushë, por çmimi jokonvencional që mori në fund të ndeshjes.

Lojtarit 26-vjeçar francez iu dhuruan 55 kilogramë patate, një dhuratë simbolike e dhënë nga organizatorët e ndeshjes. 

Pavarësisht surprizës, qendërmbrojtësi dukej se ishte në humor të mirë me gjestin, në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sønderjyske Fodbold (@sonderjyskefodbold)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll